Zhvillimet e reja në fushën e pagesave

Postuar me: 2020-10-23

Liberalizimi në ofrimin e shërbimeve financiare nga Institucionet Financiare Jo-Banka (IFJB), kanë nisur zbatimin me kohë, duke krijuar klimë më të shëndetshme në tregun e konkurrencës dhe duke lehtësuar klientët në kohë, largësi dhe kosto. IFJB-të, për ofrimin e shërbimeve financiare, krijojnë rrjet të gjerë dhe intensiv (agjentësh), që është një realitet tashmë i ndërtuar e i kërkuar nga klienti, që ka ndikuar në rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimit te ata, nëpërmjet vendndodhjes së cdo agjenti, përpunimit të shpejtë në kohë reale të transaksioneve dhe uljes së kostove për transaksion. Rrjeti i IFJB-ve tashmë funksionon si një One-Stop-Shop për shërbimet financiare, pra klienti përfton paketë shërbimesh financiare.

Prej më shumë se 15 vitesh, AK-INVEST, i krijuar si një Institucion Financiar Universal, është përshtatur për klientët me pakicë dhe bizneset e vogla & të mesme, duke ofruar shërbime financiare, si: Kredi, Faktoring, Garanci dhe Angazhime Bankare, Pagesa (ndërkombëtare/vendase), Transferta të parave - partner i MoneyGram Int. për Shqipërinë, Pagesa, Agjent në Sigurime, Forex, Ndërmjetësim Financiar dhe Konsulencë. Tashmë si anëtar i SWIFT-it i ofrohet klientëve të tij edhe me një përvojë në industrinë e pagesave, me njohuri dhe ekspertizë në: fushën e specializuar të pagesave lokale dhe ndërkufitare me vlerë të vogël; Cështjet e pajtueshmërisë rregullatore të shërbimeve financiare - përfshirë AML/CTF, kontrollin e sanksioneve, CDD/KYC, mbrojtjen e të dhënave dhe mashtrimet.Miratimi i ligjit 'Për shërbimet e pagesave' përafron praktikat më të mira të BE-së dhe kontribuon në nxitje të konkurrencës së lirë, integrimit me tregun unik të pagesave në Euro (SEPA1), duke hedhur themelet e ndërlidhjes midis tregut shqiptar dhe atij evropian të pagesave. Në zbatim të këtij ligji, edhe IFJB-të (përkundrejt licencës që zotërojnë), mund të ofrojnë shërbim dhe në fushën e pagesave, e kjo risi siguron shumë përparësi për konsumatorin, pasi promovon përfshirjen financiare të konsumatorëve, që nuk kanë, ose kanë akses minimal të detyrueshëm në sistemin bankar.Në kuadër të ndërveprimit midis institucioneve bankare dhe jo-bankare janë eliminuar praktikat bllokuese, në disa raste cënuese të konkurrencës së lirë, nga bankat ndaj IFJB-ve, si p.sh. e drejta e institucioneve të pagesave për të:- hapur llogari pranë një banke dhe për ofrimin e shërbimeve përkatëse, - marrë pjesë në sistemet e pagesave (drejtpërdrejt dhe tërthorazi)

EVENTET E FUNDIT

1 vit pa Ilir Adilin

Dega Elbasan

eReja - Institucion i Parasë Elektronike